Krejt deputetët e ministrat lëvizin lirshëm, pasojat e vizave i vuajnë veç qytetarët e Kosovës

08.07.2019 08:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Krejt deputetët e ministrat lëvizin lirshëm, pasojat e vizave i vuajnë veç qytetarët e Kosovës

Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka ende liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian (BE) kryesisht për shkak të dështimit të klasës politike në miratimin me kohë të Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe në luftimin e korrupsionit e të krimit të organizuar. Pavarësisht këtij dështimi, shumica e deputetëve dhe e ministrave të Kosovës e kanë zgjidhur çështjen e lëvizjes së lirë në Zonën Schengen duke u pajisur me pasaporta të Shqipërisë ose të disa shteteve të Bashkimit Evropian, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Ndonëse ka kaluar më shumë se një dekadë prejse Kosova është shpallur shtet i pavarur dhe sovran qytetarët e saj vazhdojnë të jenë të izoluar, gjegjësisht të mos kenë të drejtë të dalin pa viza në hapësirën e vendeve të Zonës Shengen. Por me një sfidë të tillë nuk ballafaqohet një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, e zyrtarëve të Qeverisë dhe të institucioneve të tjera.

Përkundrazi, shumë prej tyre përveç shtetësisë së Kosovës kanë edhe pasaporta të Shqipërisë dhe të shteteve të tjera të Evropës, për të cilat nuk vlen regjimi i vizave. Së këndejmi ata mund të udhëtojnë lirshëm jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Megjithëkëtë ata thonë se kjo është e drejtë e tyre, sikurse e çdo secilit qytetar. Njohësit e proceseve integruese konsiderojnë se pajisja e zyrtarëve shtetërorë me dy nënshtetësi nuk paraqet ndonjë problem, porse ata nuk e përjetojnë atë që e përjetojnë qytetarët kur duan të udhëtojnë jashtë vendit.

Ndërkohë sa i përket heqjes së vizave ekspertët vlerësojnë se gjasat janë të vogla që gjatë këtij viti të ndodhë një e gjë e tillë, respektivisht të finalizohet procesi i liberalizimit.

Deputetët thonë se është e drejtë e tyre t’i kenë dy nënshtetësi

Deputeti i LDK-së, i cili ka nënshtetësi të Shqipërisë, Arben Gashi, ka thënë për “Zërin” se një gjë e tillë është çështje personale dhe se nënshtetësinë e ka qysh para më shumë se 20 vjetësh.

“Ajo është çështje personale. Unë shtetësinë e kam marrë në vitin 1996. Nuk ka të bëjë asgjë me qenien ose me mosqenien time deputet. Nga këndvështrimi im nuk ka të bëjë me faktin që unë jam deputet e jam bërë shtetas i Shqipërisë, shtetas i Shqipërisë jam bërë në vitin 1996”, ka deklaruar Gashi.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Ahmet Isufi ka pohuar për “Zërin” se ka nënshtetësi të Shqipërisë, por një gjë e tillë është e drejtë e secilit qytetar.

“Është e drejtë e çdo qytetari të kenë shtetësinë ku qëndrojnë, por po ashtu të kenë edhe shtetësi të dytë e kjo është e drejtë themelore e çdo qytetari”, ka deklaruar ai.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj

Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin në të cilin kishte edhe kosovarë

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin në të cilin kishte edhe kosovarë

Ministria e Drejtësisë akuzon VV-në se njerëzit e saj kanë përfituar “miliona nga monopoli në noteri”

Ministria e Drejtësisë akuzon VV-në se njerëzit e saj kanë përfituar “miliona nga monopoli në noteri”

Gjithçka lidhet me një grua, Del në dritë sekreti që e torturoi Enver Hoxhën deri ditën që ndërroi jetë

Gjithçka lidhet me një grua, Del në dritë sekreti që e torturoi Enver Hoxhën deri ditën që ndërroi jetë

Thaçi, letër Trumpit për 4 Korrikun: I përkushtuar të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë

Thaçi, letër Trumpit për 4 Korrikun: I përkushtuar të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë

Përplasen mes vete zyrtarët e LDK-së dhe AAK-së në Facebook

Përplasen mes vete zyrtarët e LDK-së dhe AAK-së në Facebook

Krejt deputetët e ministrat lëvizin lirshëm, pasojat e vizave i vuajnë veç qytetarët e Kosovës

Krejt deputetët e ministrat lëvizin lirshëm, pasojat e vizave i vuajnë veç qytetarët e Kosovës

Lekaj i reagon Mustafës: Ka ikur koha kur keni ndikuar në drejtësi, Facebook’u ju la në shtëpi

Lekaj i reagon Mustafës: Ka ikur koha kur keni ndikuar në drejtësi, Facebook’u ju la në shtëpi

Brenda korrikut përfundojnë zgjedhjet në LDK 

Brenda korrikut përfundojnë zgjedhjet në LDK 

Përfundon seanca ndaj 23 të dyshuarve për dallavere me patentë shoferë, vendimi brenda 48 orëve

Përfundon seanca ndaj 23 të dyshuarve për dallavere me patentë shoferë, vendimi brenda 48 orëve