Krejt çfarë duhet të dini për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve

E publikuar: 21/04/2017 10:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Atletico Madrid, Real Madrid, Juventus dhe Monaco, janë katër ekipet të cilat kanë siguruar gjysmëfinalen për këtë vit në Ligën e Kampionëve.

Shorti për gjysmë-finalisët e Ligës së Kampionëve do të hidhet sot me datë 21 prill, në selinë e UEFA-s në Lyon të Zvicrës, në ora 12. Një orë më vonë poashtu do hidhet edhe shorti për Ligën e Evropës.

Shorti do të jetë kompletësisht i hapur, që do të thotë edhe klubet nga i njejti vend mund të përballen me njëra tjetrën dhe ekipet e para që dalin nga topi do të luajnë ndeshjën e parë në shtëpi.

Shortin mund ta ndiqni drejtpërdrejt në UEFA.com , të cilët transmetojnë ceremoninë për çdo raund në faqen e tyre zyrtare.

Ndeshjet e para të gjysmë-finaleve do të luhen të marten dhe të mërkuren më 2 dhe 3 maj, ndërsa ato të kthimit më 9 dhe 10 maj.

Finalja do të luhet në Cardiff të Uellsit, ditë e shtune, 3 qershor, në ora 20.45. /Indeksonline/