Krasniqi: Sulmi ndaj meje ka ndodhur dje, s’kam pasë kurrë problem me Albin Gashin

E publikuar: 08/05/2020 18:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Frashër Krasniqi nga PSD ka thënë se rasti i sulmit fizik ndaj, siç thotë nga ish kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Albin Gashi, ka ndodhur ditën e djeshme.

“Nuk kemi dashur ta bëjmë publike para se denoncimin ta bëjmë në polici. Më është dukur kjo më korrekte. Si parti kemi pasë synim që dje të publikohet por unë ka refuzuar, që kjo nuk duhet të ndodhë para se të shkohet në polici”, është shprehur Krasniqi, njofton Klan Kosova.

“Sulmi ka ndodhur në rrugën “Rexhep Luci”. Kur jemi takuar dje më është drejtuar me: “Të prita si me të pasë thirrur”. Filloi me kërcënim: “edhe Nol Nushin do ta tërheqim zvarrë”. “Jeni të njëjtë të gjithë”. Lloj-lloj fyerje”.

“Vetëm ne të dy ishim. I kam thënë se nuk e kam ndërmend të rrahem me juve, “ndalo me këto fjalë”. Më ka sulmuar fizikisht dy herë. Më ka sulmuar me grusht në kokë. Ia kam kthyer: “se nuk e kam ndërmend të rrahem me ty”. Pastaj kanë ndërhyrë dy veta. Nuk ia kam kthyer se pas skenës në studiot e Klan Kosova ku kam thënë se nuk do ta përsëris”.

Krasniqi ka theksuar se sulmi mbi të nuk ka të bëjë me çështje personale.

“Nuk është personal. Njeriu i fundit do të isha unë që ai të ngatërrohesha fizikisht. Kemi pas raport korrekt. Ka të bëjë me subjektin që i takoj dhe dallimin me mendime, me ndjenjën që ka “unë jam në anën e pushtetit” dhe si babai i tij që rreh lypsarë në shesh. E bëjnë pse janë në pushtet. Kurrfarë problemi me Albin Gashin nuk kam pasur”.

“Nëse nuk është fjala për dallime politike s’di çfarë ka pasur ai me mua. Ku Kryeministri Kurti shpall tradhtar, është mesazh i qartë për militantët se mund të bëjnë sulme të tilla”.