Krasniqi: Sapo VV’ja ta sjellë në seancë mocionin kundër Qeverisë, i ka votat e PDK’së

E publikuar: 24/09/2020 22:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vetëvendosja do t’i ketë votat e PDK-së për rrëzimin e qeverisë, sapo ta sjellë zyrtarisht në Kuvend mocionin, thotë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

“Ne nuk e kemi votuar Albin Kurtin për kryeministër dhe kur ka ardhur një propozim për ta hequr prej kryeministrit, e kemi votuar. Nuk e kemi votuar Avdullah Hotin dhe ditën që do të vijë një mocion për ta hequr, ne e votojmë. Duhet të vijë mocioni zyrtarisht në rend dite në Kuvend”, ka thënë ai në KTV.
Krasniqi thotë se nuk kanë biseduar me VV-në për mocionin, përveç diskutimeve publike dhe kërkesës së tyre që çdo deputet ta votojë.

“Jo nuk kemi biseduar, sepse VV e ka nisë një mocion në mungesë të temave, mbetën pa tema dhe e nxorrën një temë krejtësisht legjitime prej një partie opozitare, por nuk bëhet ajo punë ashtu. Dolën në një konferencë dhe thanë se mirë është me e nënshkru edhe deputetët tjerë, PDK-ja para se gjithash. Pastaj kishte deklarime prej zyrtarëve të tyre, ne e kemi bë mocionin me testu PDK-në”, tha ai./Express/