Krasniqi-Rexhepit: Më mirë vonë se kurrë!

E publikuar: 20/03/2015 20:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i ka dal në mbrojtje anëtarit të kryesisë së PDK-së, Bajram Rexhepit, një ditë pas deklaratës së tij për Shërbimin Intelegjent të Kosovës, për të cilin ka thënë se e ka uzurpuar PDK-në dhe institucionet e vendit.

Krasniqi në një prononcim për “Zërin” ka thënë se nuk është vonë të thuhen gjëra të tilla.

“Bajrami ka deklaruar, por megjithatë ndoshta është vonë por në popull është një fjalë “Më mirë vonë se kurrë”, ka thënë anëtari i Nisma-s, duke shtuar se ish-ministri i Punëve të Jashtme e njeh situatën mirë në PDK.

Ndryshe, kohë më parë, Krasniqi nuk pati kursyer as fjalorin fyes ndaj Rexhepit.

Ai gjatë seancës së Kuvendit iu pati drejtua grupit parlamentar të PDK-së duke theksuar se “Nuk duhet të kishit zgjedhur një ministër rrugaç, i cili sot duhet të jepte dorëheqjen”. /Zëri/