Krasniqi: Nisma e gatshme të dialogojë, nëse në agjendë futen zgjedhjet

E publikuar: 19/04/2016 21:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën thotë se me pozitën mund të dialogojnë vetëm për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën Jakup Krasniqi ka thënë se subjekti i tij është i gatshëm për bisedime me koalicionin qeverisës por që sipas tij në agjendë duhet të jenë zgjedhjet e përgjithshme pasi siç thotë ai, vetëm kështu vendi do të dilte nga kriza politike e institucionale.

“Pjesëmarrja në ato bisedime është që së bashku të caktojmë momentin më të mirë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme’, tha Krasniqi për televizionin publik.

Krasniqi ka mohuar të ketë koalicion parazgjedhor me partitë në pushtet përveç partive opozitare.