Krasniqi: Nga 1 shtatori zbatohet kurrikula e re në të gjitha shkollat e Kosovës

E publikuar: 30/08/2017 16:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Zëvendësministrit i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Mevludin Krasniqi ka njoftuar se kurrikula e re do të zbatohet nga 1 shtatori në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës.
“Besoj shumë, angazhimi i të gjithëve bashkë, është rruga drejt suksesit, për të sotmen dhe të nesërmen më të mirë të nxënësve e fëmijëve tonë!”, ka thënë Krasniqi.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq, mësimdhënës, nxënës, drejtor të DKA dhe të shkollave, nga sot po hapet një EPOKË E RE për arsimin e vendit tonë.

Pas një pune të gjatë të Ministrit z.Arsim

Bajrami, kolegëve të MASHT-it , e shumë zyrtarëve tjerë ekspert vendor e ndërkombëtar, pas përmbylljes me sukses të pilotimit, trajnimit 6 mujor të mbi 9000 mësimdhënësve, sot u nënshkrua udhëzimi administrativ Zbatimi i Kornizës Kurrikulare.

Kurrikula e re do të zbatohet nga 1 shtatori në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës.

Besoj shumë, angazhimi i të gjithëve bashkë, është rruga drejt suksesit, për të sotmen dhe të nesërmen më të mirë të nxënësve e fëmijëve tonë!

Të interesuarit, këtë udhëzim administrativ mund ta gjejnë në www.masht.rks-gov.net