Kryetari i Këshillit Kombëtar i Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka udhëtuar për në Bruksel, ku është duke zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.
Ai do të takohet me Ulrike Lunaçek, raportuese për Kosovën si dhe me eurodeputetin, Eduard Kukan.
Në takimet e zhvilluara temë kryesore ishte skandali i EULEX-it në rastin Kleçka.
Në këto takime të zhvilluara në Bruksel, Krasniqi ka diskutuar edhe për tema tjera aktuale dhe të rëndësishme për Kosovën.
Kryetari i Këshillit Kombëtar i Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, do të ketë edhe takime me zyrtarë tjerë të Bashkimit Evropian./tribuna/