Krasniqi mposht Landaetan, mbron titullin e Evropës

E publikuar: 18/11/2018 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haxhi Krasniqi ka arritur të mbrojë titullin e Evropës në kategorinë super të mesme në boksin profesionist (EBU).

Në Dessau të Gjermanisë ai mbrojti për herë të parë titullin e më të mirit të Evropës ndaj boksierit nga Venezuela Ronny Landaeta, transmeton Koha.net.

Në një ndeshje spektakolare Krasniqi arriti ta fitonte takimin me vendim unanim të gjyqtarëve.

Krasniqi ia ka shkaktuar humbjen e parë Landaetas në boksin profesionit, i cili deri më tani ka shënuar 16 fitore.

Image

31 vjeçari nga Juniku sonte shënoi fitoren e tij të 49, e ka edhe pesë humbje në boksin profesionist.

Titullin e Evropës Krasniqi e fitoi më 2 qershor të këtij viti, duke fituar ndaj Stanislav Kashtanovit.

Image
 23:03

Live – meçi ndërmjet Krasniqit dhe Landaetas

Haxhi Krasniqi synon ta mbrojë titullin e Evropës në kategorinë super të mesme në boksin profesionist (EBU).

Ai do të përballet sonte me boksierin nga Venezuela, Ronny Landaeta në Dessau të Gjermanisë, transmeton Koha.net.

Landaeta është kampion i Unionit Evropian të EBU-së.

Meçin e sotëm mund ta ndiçni KËTU.