Krasniqi: Kosova nuk është vend demokratik, vota manipulohet

E publikuar: 08/06/2015 12:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Këshillit Kombëtar në radhët e NISMA-së për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë sot se zgjedhjet dhe votat e qytetarëve keqpërdoren dhe vidhen.

“Për këtë arsyeje nuk mund të bëhet fjalë për një vend demokratik”, ka shtuar ai.

Sipas Krasniqit, në Kosovë shfrytëzohet gjendja e keqe ekonomike që ka populli dhe manipulohet me ta, madje edhe me një thes miell.

Krasniqi i ftuar në debatin e organizuar nga KIPRED me temë “Subjektet Politike në Kosovë – Demokracia e brendshme, sistemi politik dhe fushata zgjedhore”, ka folur jo mirë për mënyrën e organizmit të zgjedhjeve në vend.

“Nuk mund të flasim për një shtet demokratik kur në këtë vend manipulohet vota e qytetarit. Ajo votë manipulohet me 3 euro mbushje në telefon apo një thes miell duke e mashtruar qytetarin vetëm që të përfitojnë si individ”, ka thënë mes tjerash Krasniqi. /Zeri/