Krasniqi humbi mundësinë për titullin WBO, mundet nga Abrahami (Video)

E publikuar: 23/04/2017 00:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Artur Abraham ka mposhtur me pikë boksierin shqiptar Robin Krasniqi, i cili humb mundësinë që të luftojë për titull në kategorinë super të mesme në versionin WBO.

Boksieri shqiptar, Haxhi Krasniqi, është mposhtur nga Arthur Abraham, në meçin e sotëm të zhvilluar në Erfurt të Gjermanisë.

Ai humbi me vendim unanim të gjyqtarëve që me pikë e vlerësuan fitues boksierin armen me nenshtetesi gjermane. Krasniqi boksoi mirë, por kundërshtari ishte më i rrezikshëm në rundet e fundit.

Bëhej fjalë për një duel të peshave super të mesme kualifikues për gjerdanin prestigjioz WBO që aktualisht e mban meksikani, Gilberto Ramirez. Ishte mundësi tejet e mirë kjo për shqiptarin, por që nuk ia doli përballë gjermanit, Abraham, që tani do ta sfidojë Ramirezin.

Krasniqi ishte në kërkim të fitores së 47-të në karrierë. Krasniqi dy herë ka pësuar në fillim të karrierës dhe dy herë tjera në luftërat për titull të botës që i zhvilloi në kategorinë gjysmë të rëndë. /Express/