Krasniqi: Edi Rama a e ki seriozisht?

E publikuar: 14/04/2015 12:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish kryetari Kuvendit, Jakup Krasniqi i ka dal në krah kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pasi ky i fundit deklaroi pro bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë. Mirëpo ai e ka pyetur me ironi se a e ka seriozisht Edi Rama.

“Por unë, ende nuk mund të besoj se Edi Rama e ka seriozisht. Për faktin se bashkimi nuk është çështje e dy a tre individëve, është çështje e një konsensusi kombëtar, për të cilin askush nuk është duke punuar. Ky fakt e bënë edhe më të pa arsyeshme frikën e BE-së dhe te të tjerëve nga “bashkimi” i Kosovës me Shqipërinë”, ka shkruar Krasniqi në një shkrim autorial.

Krasniqi ka thënë se nuk duhet të pasur frik nga këto deklarata, duke shtuar se kjo nuk nxit luftëra.

“Kur po i lexoj disa shkrime e opinione kundër Deklaratës se Edi Ramës, menjëherë po me shkon mendja në vitin 1998, kur i pata dhënë zë Betimit te ushtarit të UÇK-së se do të: “Luftojmë për bashkimin e trojeve të pushtuara të Shqipërisë. Atë botë edhe nga qarqe te caktuara shqiptare, pat një reagim te çuditshëm?! Krahasuar me deklarimin e Edit, sot përpiqem edhe t’i kuptoj, se pozicioni i atëhershëm krahasuar me sot ishte krejt tjetër. E para, deklarimi ynë e kishte përmbajtjen dhe armën e realizimit – UÇK-në; e dyta frika ndoshta në një masë e kishte edhe arsyen?! Sot po përpiqem t’i kuptoj edhe ata që u frikësuan! Për rastin e tanishëm, frika jo vetëm e shqiptarëve, me duket më shumë se e arsyeshme”, ka shkruar Krasniqi./Indeksonline/