Krasniqi: Bajram Gecaj, spiun i ambasadave

E publikuar: 11/02/2016 11:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zv.ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, është quajtur spiun i ambasadave nga zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi.

“Spiuni i ambasadave, Bajram Gecaj, në kohën e VLAN-it, keqinformonte ambasadat që gjoja VLAN-i do ta djegë Gjykatën Kushtetuese. Përmes propagandës së tillë ai synonte mobilizimin e ambasadave në mënyrë që LDK-në t’ia çojë PDK-së. Dhe kështu ndodhi”, ka shkruar ai në Facebook transmeton Gazeta Fjala.

Krasniqi ka reaguar pas deklaratave të Gecaj, se mënyra që ka zgjedhur opozita të veprojë, nuk ka rezultate dhe nuk po pëlqehet nga askush.

Zëvendësministër Gecaj, mbrëmë ka thënë se Vetëvendosje kishte organizuar atentat kundër kryeministrit Mustafa.
Ky është postimi i Krasniqit në Facebook:

“Spiuni i ambasadave, Bajram Gecaj, në kohën e VLAN-it, keqinformonte ambasadat që gjoja VLAN-i do ta djegë Gjykatën Kushtetuese. Përmes propagandës së tillë ai synonte mobilizimin e ambasadave në mënyrë që LDK-në t’ia çojë PDK-së. Dhe kështu ndodhi.

Shpifjet e tij po vazhdojnë. Por e vërteta e konfirmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese është që Isa Mustafa i bëri atentat Republikës. Dhe për këtë atentat do të ndëshkohet nga populli, përmes protestave masive paqësore”.