Kransiqi: Ja me çka kënaqet Adem Grabovci

E publikuar: 29/08/2016 14:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka reaguar ashpër ish kryeparlamentari Jakup Krasniqi për bisedën e Adem Grabovcit me Naser Shalën.
Sipas tij biseda private mes tyre

Tregon se në cfarë niveli janë ata.

– Biseda private e Adem Grabovcit dhe Naser Shalës ku përmendet emri im nxjerr në shesh joseriozitetin e këtyre personave dhe talljet me të cilat kënaqen njerëzit e nivelit të tyre.

– Edhe pse shihet qartë që shantazhet ndaj meje janë të thëna në një kontekst talljeje, më mbetet të theksoj një gjë që e dinë fare mirë Adem Grabovci, dhe sidomos eprorët e tij: As njerëzit me fytyra e as njerëzit pa fytyra asnjëherë dhe në asnjë kohë nuk kanë mundur të më shantazhojnë.

Mjerë për ata që kënaqen duke parë ëndrra zgjuar dhe duke i marrë ëndrrat e veta për realitet.