Kramariq pas debaklit të Bayern: Kjo është perfekte

E publikuar: 27/09/2020 22:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hoffenheim sot mposhti Bayern me rezultat 4:1 në xhiron e dytë të Bundesligës duke iu falënderuar kroatit Andrej Kramariq i cili shënoi dy gola.

Ai shënoi golat e tretë dhe të katërt në minutën 77 dhe 90 nga pika e bardhë.

“Kjo ishte një lojë e përsosur. Ju nuk mundni shpesh ekipin më të mirë në botë. Bayern u ndje i lodhur, por ne e shfrytëzuam rastin dhe u përgatitëm mirë dhe u stërvitëm me forcë 100% gjatë gjithë javës. Ne jemi shumë të lumtur me një shfaqje të shkëlqyeshme. Trajneri është i shkëlqyeshëm. Ne ishim plotësisht të përqendruar në ndeshje. Ne treguam se mund të konkurrojmë me më të mirët në botë”, tha lojtari i kombëtares kroate.

Kramariq arriti vendin e dytë në renditjen e lojtarëve që shënuan më shumë gola në dy raundet e para të Bundesligës. Vetëm Gerd Muller është përpara tij, dhe ai është barazuar me Lewandowski, Makaay dhe Christianen.