Krajnovic i Bashkimit: Kemi filluar të përmirësohemi

E publikuar: 17/10/2018 15:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkimi është një ekip krejtësisht i ndryshëm nga ai që arriti në finalen e vitit të kaluar të Ligës së Ballkanit.

Portokallezinjtë e filluan kampionatin me një humbje të thellë në shtëpi kundër Beroes me rezultat 107-77.

Për ueb-faqen e ligës ballkanike ka folur pas takimit trajneri Krunoslav Krajnovic, i cili ka thënë se në përgjithësi kanë pasur paraqitje më të mirë se herën e fundit.

“Mendoj se kemi luajtur më mirë se në ndeshjen tonë të fundit, por Beroe ishte një ekip shumë i fortë dhe me përvojë. Ata kishin një mbrojtje shumë të fortë dhe agresive që na shkaktuan probleme”.

“Mendoj se përgjithësisht mund të jemi të lumtur pasi kemi luajtur më mirë sesa në ndeshjen e fundit në Prishtinë”, tha Krajnovic.

Gjersa Michael Martin ka pohuar se ekipit i duhet më shumë kohë pasi po krijojnë ekip të ri.

“Ishim aty në pjesë të parë. Treguam luftë për çdo top dhe nuk i lejuam të krijojnë distancë në rezultat. Por, në pjesë të dytë si duket u lodhëm dhe kjo ndikoi drejt në lojën tonë. Na duhet kohë edhe pak për të arritur lojën tonë”, tha amerikani.

Dueli i radhës për Bashkimin në BIBL është me Teutën, e cila luhet në mesjavën e ardhshme. /Telegrafi/