Krahu i Kurtit: Sveçla, Aliu, Kurteshi, Pacolli, Durmishi mbërrijnë në mbledhje

E publikuar: 17/12/2017 11:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prej orës 11.30 është paraparë të nisë mbledhja e dy krahëve në Lëvizjen Vetëvendosje. Përkrahësit e Albin Kurtit dhe ata të Dardan Molliqajt pritet të ballafaqohen në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes. Aty, pritet të shpallen edhe zgjedhjet për Kryetar të Partisë. Deri tash në mbledhje kanë shkuar: Sali Zyba, Fitore Pacolli, Xhelal Sveçla, Hysen Durmshi, Adem Mikullovci, Smajl Kurteshi, Liburn Aliu.
Përkrahësit e Albin Kurtit kanë vendosur të marrin vendimet më të rëndësishme për Lëvizjen Vetëvendosje në kohën kur lideri i tyre shpirtëror është në burg.

Krejt këto vendime për të ardhshmen e Kryetarit të ardhshëm të Vetëvendosjes pritet të merren sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.

Aty, dy krahët, ai i Albin Kurtit dhe ai i Dardan Molliqajt prite të ballafaqohen.

Kjo mbledhje urgjente e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes po mbahet me kërkesë të përkrahësve të Albin Kurtit, të cilët kanë kërkuar të organizohet procesi i brendshëm zgjedhor për të rrëzuar Visar Ymerin nga pozita e Kryetarit.

Kërkesën për mbledhje të Këshillit vjen edhe pas daljes në publik të komunikimeve të Aida Dërguti, e cila e quan mut Albin Kurtin.

Ndërkohë, në një reagim, Dërguti kishte kërkuar falje, ishte larguar nga pozitat partiake. Por, komesarët e VV’së kishin kërkuar largimin e saj edhe nga pozita e Nënkryetares së Parlamentit