Krahasimet e rezultateve 2013-2017, do të befasoheni

E publikuar: 23/10/2017 10:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dikush pati rritje e dikush ulje të përqindjes së votave të fituara.

Të pritshme ose jo, disa prej kandidatëve nuk morën atë që menduan se do ta kenë. Krahasuar me zgjedhjet e kaluara, dikush mori pak më shumë e dikush mbeti njëjtë.

Pati edhe të tillë që nuk e menduan, por shkuan në balotazh, shkruan Gazeta Express.
Kështu ka ndodhur me Shpen Ahmetin e Prishtinës. Pavarësisht se pati rritje të përqindjeve të votave që mori, Ahmeti nuk arriti ta rimarrë Prishtinën me të parën.
Shkoi në balotazh me Arban Abrashin nga LDK.

Kështu ndodhi edhe me mimoza Kusarin.

Madje ajo është në garë të ngushtë me Ardian Gjinin e AAK-së.

Rezultatet e komunave tjera më të mëdha në Kosovë, ishin të përafërta me ato të vitit 2013.

Express ju sjell një krahasim mes rezultateve të vitit 2013 dhe të këtyre zgjedhjeve të fundit.

Shpend Ahmeti – Viti 2013: 31,89 % – Viti: 2017- 43,42%
Gazmend Muhaxheri – Viti 2013: 40,97% – Viti 2017: 50,35%
Agim Bahtiri (Mitrovice e Jugut¬) – Viti 2013: 21.9 % – Viti 2017: 27,03%
Mimoza Kusari (Gjakove) – Viti 2013: 43,95 % – Viti 2017: 31,69%
Lutfi Haziri (Gjilan) – Viti 2013: 40,61 % – Viti 2017: 43,33%
Agim Aliu (Ferizaj – PDK) – Viti 2013: 39,68% – Viti 2017: 39,18%
Ramadan Muja (Prizren) – Viti 2013 37,23% Shaqir Tolaj -Viti 2017 29,66%