KQZ sot ose të enjten del me rezultatet përfundimtare

E publikuar: 28/06/2017 12:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se pritet që sot gjatë ditës ose të enjten të bëhet publikimi i rezultateve përfundimtare.

 Sipas tij, gjatë ditës do të vendoset se kur saktësisht do të bëhen publike rezultatet.

“Sot ose nesër do të dalim me rezultatet përfundimtare. Gjatë ditës do të vendoset nga KQZ-ja dhe për këtë do t’iu njoftojmë me kohë”, ka thënë Elezi. /Telegrafi/