KQZ-ja vendos që votat e Runikut të përfshihen në rezultatet përfundimtare

E publikuar: 30/10/2019 12:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën anëtarët me 6 vota pro dhe 3 abstenime kanë kaluar rekomandimin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve që të numërohen fletëvotimet e papërdorura në Runik të Skenderajt.

Koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj, tha se këto fletëvotime duhet të procesohen nga KQZ-ja dhe të hyjnë në rezultatet përfundimtare.

“Në QNR të gjitha procedurat janë në përfundim janë procesuar në bazën e të dhënave të gjitha informatat. Votat përmes postës dhe votave me kusht dhe personave me nevoja te veçanta. 25 tetor në KQZ është sjellë rekomandimi për rinumërim në Skenderaj. Ky vendvotim mbetet në auditim dhe ende nuk ka ndonjë vendim për procesim”.

“Raportimi për humbjen e fletëvotimeve të papërdorura është bërë në ora 18:40, 20 minuta para se procesi i votimit të mbyllet dhe në orën 19:00 kur edhe mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, brenda kutisë së votimit kanë mbetur fletëvotimet e përdorura ndërsa jashtë kutisë së votimit dhe jashtë vendvotimit kanë mbetur fletëvotimet e papërdorura”.

Ai tha se të dy rekomandimet nuk e cenojnë renditje e subjekteve dhe nuk ka efekt në numrin e mandateve të Subjekteve, raporton EO.

“Për Vendvotimin 2114B/01R të cilit i mungojnë fletëvotimet e papërdorura dhe toleranca +/-3 tejkalohet deri në 450 (rubrikat në FPR për shkak të mungesës së fletëvotimeve të papërdorura, Rekomandohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të rritet niveli i tolerancës në 450 vetëm për vendvotimin 2114B/01R në mënyrë që votat e rregullta brenda kutisë së votimit të votuesve të rregullt të cilat janë të shpërndara për Subjekte dhe Kandidat dhe të cilat nuk kanë mospërputhje të përfshihen në rezultatet përfundimtare. Për Vendvotimin 2114B/01R të cilit i mungojnë fletëvotimet e papërdorura dhe toleranca +/-3 tejkalohet prej 450 fletëvotimeve, Rekomandohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të përjashtohet dhe rezultati i këtij vendvotimi të mos përfshihet në rezultatet përfundimtare”.