KQZ-ja thotë se s’ka autorizuar askënd të bëjë sondazhe në emër të tyre

E publikuar: 05/02/2021 14:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është distancuar nga publikimi në medie i një sondazhi për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit për të cilin u raportuar se është bërë nga KQZ-ja.

Në mbledhjen e KQZ-së këtë çështje e ka ngritur Arianit Elshani nga PDK-ja i cili ka kërkuar që këto sondazhe të demantohen,transmeton Lajmi.net.

Ndërsa, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha së ata se kanë autorizuar askënd për të bërë sondazhe dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të mos u besojnë.
Votoni
“Ne s’i kemi dhënë askujt të drejtë të bëjë sondazhe në emër të KQZ-së, dhe do i ftojmë qytetarët që mos t’iu besojnë”, tha Daka.