KQZ-ja nis certifikimin e partive nga e premtja

E publikuar: 07/01/2021 15:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke u mbajtur mbledhjen e radhës për planin operacional për mbajtjen e zgjedhjeve.

KQZ-ja ka njoftuar se certifikimi i partive politike do të nis nga nesër dhe do të zgjasë deri më 20 janar.

Ndërsa mbajtja e shortit për renditjen e partive në fletëvotim do të jetë me datë 1 shkurt, ndërkaq aprovimi i tij do të jetë më 2 shkurt.

KQZ tutje ka njoftuar se fushata fillon më 3 shkurt dhe përfundon më 12 shkurt. Pra fushata do të zgjasë 10 ditë. /Lajmi.net/