KQZ-ja e gatshme për zgjedhje, por buxheti ende nuk është ndarë

23.08.2019 12:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
KQZ-ja e gatshme për zgjedhje, por buxheti ende nuk është ndarë

Kuvendi i Kosovës u shpërnda këtë të enjte, ndërsa presidenti Hashim Thaçi tha se shumë shpejt do të shpallë datën e zgjedhjeve.

Në Komisionin Qendror Zgjedhor, thonë se edhe pse ky vit nuk është paraparë të jetë zgjedhor, janë të gatshëm të bëjnë organizimin e zgjedhjeve.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka delaruar se tashmë kanë filluar përgatitjet, por janë ende në pritje të vendimit të Presidentit për të shpallur datën e zgjedhjeve.

“Po KQZ-ja edhe pse ka zgjedhje të paplanifikuara e ka obligim që të organizojë zgjedhjet dhe tani ne kemi filluar përgatitjet edhe pse nuk e kemi ende datën. Ndërsa në momentin kur ta kemi datën ne do të fillojmë me përgatitjet e mirëfillta”, ka thënë Daka.

E para e KQZ-së thotë se mjetet për organizimin e zgjedhjeve ende nuk janë ndarë dhe se ende nuk e din se sa është kostoja e këtyre zgjedhjeve.Thotë se në momentin e shpalljes së zgjedhjeve do të përpilojnë kërkesën buxhetore të cilën do t’ia drejtojnë qeverisë në largim, shkruan eo.

“KQZ-ja në momentin kur ta kemi datën nga Presidenti i Republikës do të përpilojë një kërkesë buxhetore dhe do t’i drejtohemi Qeverisë. Ende nuk kemi ndonjë shifër të saktë sepse jemi në përfundim të llogaritjeve dhe vetëm në momentin kur do ta kemi datën, do ta dimë përafërsisht edhe shifrën e saktë të kostos së zgjedhjeve. Në bazë të llogaritjeve që i bëjmë gjithmonë kemi pasur buxhet të mjaftueshëm dhe besoj që edhe këtë herë do ta kemi”, tha ajo

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të mbahen më 29 shtator, ose 6 tetor.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Vetaksident në Prishtinë

Vetaksident në Prishtinë

Haradinaj: Nëse hiqet taksa, do të ketë qytetarë që do t’ua nxijnë jetën (VIDEO)

Haradinaj: Nëse hiqet taksa, do të ketë qytetarë që do t’ua nxijnë jetën (VIDEO)

Haradinaj: Kurti nuk e di se çfarë është shteti

Haradinaj: Kurti nuk e di se çfarë është shteti

Zyrtari i VV’së në Tiranë: Rama me minishengenin ka plan të rrethohet Kosova e më pas të dorëzohet

Zyrtari i VV’së në Tiranë: Rama me minishengenin ka plan të rrethohet Kosova e më pas të dorëzohet

Elezi: Po luftojmë kundër keqinformimit, përmes transparencës së borxhit publik

Elezi: Po luftojmë kundër keqinformimit, përmes transparencës së borxhit publik

Përplasje të ashpra mes kandidatëve të LDK-LVV-PDK

Përplasje të ashpra mes kandidatëve të LDK-LVV-PDK

Shkaku i Daçiqit po ftohen raportet mes Beogradit dhe Pekinit

Shkaku i Daçiqit po ftohen raportet mes Beogradit dhe Pekinit

Babel tallet me kundërshtarin

Babel tallet me kundërshtarin

Cakaj për njohjen nga Xhamajka

Cakaj për njohjen nga Xhamajka

Ja çka thotë Tërmkolli për Albin Kurtin

Ja çka thotë Tërmkolli për Albin Kurtin

Haki Abazi: Kurti nuk ka thënë se nuk është në dijeni për marrëveshjen por për detajet

Haki Abazi: Kurti nuk ka thënë se nuk është në dijeni për marrëveshjen por për detajet

Qëndrimi në dialog i Grenellit, dëshmi se SHBA-të duan me çdo kusht marrëveshje Kosovë-Serbi

Qëndrimi në dialog i Grenellit, dëshmi se SHBA-të duan me çdo kusht marrëveshje Kosovë-Serbi

Glauk Konjufca: Thank you Jamaica

Glauk Konjufca: Thank you Jamaica

Kastrati kallëzim penal ndaj zyrtarit të MASHT-it, Alush Istogu

Kastrati kallëzim penal ndaj zyrtarit të MASHT-it, Alush Istogu

Në fund të majit, qeveria procedon ligjin e ri për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme

Në fund të majit, qeveria procedon ligjin e ri për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme

Kosova njihet edhe nga Xhamajka

Kosova njihet edhe nga Xhamajka