KQZ: Edhe dy kuti do të rinumërohen. Një muaj fushatë për zgjedhjet lokale

E publikuar: 23/06/2017 15:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhje ku ka treguar rreth rinumërimin të 280 kutive të votimit dhe për zgjedhjet lokale.

Burim Ahmetaj nga Qendra e Numërimit të Rezultateve ka thënë, se është duke vazhduar procesi i numërimit të 280 të kutive të votimit.
Është bërë e ditur, se deri tani pa rinumëruar kanë mbetur vetëm dy kuti që pritet të përfundohen sot, raporton lajmi.net.
Ai ka propozuar që 3 vendvotime të rinumërohen votat. Sipas tij në këto vendvotime ka pas mos përputhje të nënshkrimeve me numrin e fletëvotimeve. Ky propozim është miratuar nga KQZ, transmeton Lajmi.net.
Më tutje është bërë e ditur, se KQZ ka miratuar është planin operacional për zgjedhjet lokale që do te mbahen më 22 tetor.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që për zgjedhjet lokale të 22 tetorit të jetë një muaj fushatë.
Fushata do të fillojë më 21 shtator dhe do të përfundojë më 22 tetor.
Kufizimi i shpenzimeve për partitë politike gjatë fushatës është vendimi që është miratuar nga KQZ.