KQZ deri tani ka pranuar rreth 15 mijë pako me fletëvotime nga jashtë Kosovës

E publikuar: 10/02/2021 17:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit në kuadër të periudhës së votimit përmes postës.

Këtë e ka bërë të ditur për Klan Kosovën, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ndërsa tha se deri më tani numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 14 mijë e 625.

Ai shtoi se pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara.