KQZ certifikon Listën Përfundimtare të Votuesve

E publikuar: 30/09/2017 08:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar Listën Përfundimtare të Votuesve për Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit.

Valmir Elezi, zëdhënës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve tha për Express se lista përmban 1 milion e 890 mijë e 952 emra të votuesve.

Ndërkohë që partitë politike janë duke vazhduar me fushatën e tyre zgjedhore nëpër Komuna.