KQZ certifikoi kandidatët e Listës Serbe pa i votuar fare, ligji u shkel sot

E publikuar: 25/04/2019 19:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nuk është pajtuar me vendimin e KQZ-së për mos certifikim të kandidatëve të Listës Serbe për kryetar të katër komunave veriore të vendit, andaj edhe e ka anuluar.

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar anëtari i këtij komisioni, Adnan Rrustemi i cili thotë se KQZ-së e miratoi Listen Serbe për zgjedhjet lokale pa votim dhe në shkelje të të gjitha ligjeve, njofton Klan Kosova.

”U ndalua votimi në KQZ. Kryesuesja e KQZ-së e miratoi Listen Serbe për zgjedhjet lokale pa votim dhe në shkelje të të gjitha ligjeve, praktikave dhe çdo parimi demokratik”.

”Vendimi i PZAP-së për tre kandidatët e Listës Serbe proceduralisht mundet vetëm ta udhëzojë KQZ-në që të rishikojë vendimin, por jo të imponohet ndaj KQZ-së. PZAP nuk mund të certifikojë kandidatë. Kjo çështje nuk mbyllet këtu”, shkruan ai në facebook, njofton Klan Kosova.