KQZ: Brenda pak ditësh fillon numërimi i votave me kusht

E publikuar: 20/11/2017 12:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë njoftuar se pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjet e balotazhit që u mbajtën dje në Kosovë, në Qendrën e Numërimit po vazhdon puna rreth numërimit të votave. KQZ-ja thotë se brenda pak ditësh do të fillojë edhe numërimi i votave me kusht, i atyre të personave me nevoja të veçanta si dhe votave përmes postës.
“Pas pranimit të materialit të ndjeshëm zgjedhor, sipas procedurave, është duke u bërë edhe skanimi i Listës Përfundimtare të Votuesve, e cila është përdorur në Vendvotime si dhe do të bëhet skanimi i Formularëve të Rezultateve të krijuara në Vendvotim. Pas kësaj, sikurse në në kaluarën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të publikojë në ëeb-faqe kopjet e skanuara të këtyre formularëve, me qëllim që kandidatët dhe qytetarët të mund të shohin rezultatin e secilit Vendvotim”, thuhet në njoftimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndërkaq tutje nga KQZ-ja deklarojnë se materiali i ndjeshëm zgjedhur tashmë është pranuar nga pjesa më e madhe e komunave. Sipas KQZ-së, sipas procedurave, është duke u bërë edhe skanimi i Listës Përfundimtare të Votuesve, e cila është përdorur në vendvotime si dhe do të bëhet skanimi i Formularëve të Rezultateve të krijuara në vendvotim.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave, Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve do të paraqesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një raport të detajuar lidhur me numrin e votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta; dhe votave përmes postës.

Megjithëkëtë edhe në QNR është duke u punuar me kapacitete të plota dhe KQZ-ja është e përkushtuar që brenda pak ditësh të fillojë me numërimin e këtyre votave për të proceduar më tej drejt shpalljes së rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar komune dhe nga rivotimi për kryetar të Komunës së Parteshit.