Kqiku: Ky është viti më i suksesshëm i Gjilanit sa i përket investimeve

E publikuar: 19/05/2016 16:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Ky është viti më i suksesshëm në Gjilan që nga paslufta, meqë po ndodhin investime milionëshe, kryesisht në ndërtim të infrastrukturës”, ka thënë drejtori i Departamentit të Prokurimit në Gjilan, Salih Kqiku, në një konferencë për media.

Duke paraqitur të arriturat dhe sfidat e 3-mujorit të punës, Kqiku ka thënë se të gjitha aktivitetet e prokurimit janë zhvilluar bazuar në planifikimin final të prokurimit, duke respektuar hapat sipas udhëzuesit operativ për prokurim publik.

“Në periudhën janar-mars 2016 janë udhëhequr 30 aktivitete të prokurimit, të cilat edhe janë publikuar në web faqe të KRPP-së dhe të Komunës, edhe atë 19 janë me procedurë të hapur, 6 ftesa për kuotim, me vlerea minimale 3, ankande publike 1 dhe një konkurs projektimi”, ka thënë Kqiku.

Ai ka përmendur se për tri aktivitet e prokurimin (“Ndërtimi i Çerdhes në lagjen “Dardania”, “Furnizim me IT për të gjitha njësitë shpenzuese në regjionin e Gjilanit” dhe “Ndërtimi i shtëpive për raste sociale”) nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit janë kthyer përgjegje në favor të autoritetit kontraktues, ndërsa ka shtuar se rasti i aktivitetit të prokurimit “Sinjalizimi vertikal dhe horizontal” është në shqyrtim.

Kqiku tha se është bërë edhe menaxhimi financiar i projekteve të realizuara në bashkëfinancim me Ministrinë e Infrastrukturës, dhe Ministrinë e Pushtetit Lokal, duke përgaditur raportet mbi gjendjen dhe rrjedhjen e projekteve, përfshirë anën financiare dhe anën ekzekutive të projekteve.

“Gjatë kësaj periudhe, pasi kemi kryer aktivitetet e prokurimit, po imlementohen projektet infrastrukturore në qytet dhe gati të gjitha fshatrat e Komunës se Gjilanit si në: Bresalc, Cernicë, Dobërqan, Muhaxherët e Doberqanit, Përlepmicë, Shilovë, trotuari Velekincë etj. Ndërsa, gjatë këtij muaji është shpallur asfaltimi rrugëve në Capar, Malishevë e Epërme, Malishevë e Ulët, Pogragjë, lagja Arbëria, lagja e Vishnjeve, Përlepnicë,Velekincë dhe disa rrugë të qytetit”, është shprehur Kqiku.

Në adresimin para gazetarëve, drejtori i Prokurimit në Gjilan përmendi se po vazhdon ndërtimi i rrugës me katër korsi Gjilan-Bujanoc, derisa ka konfirmuar se Ministria e Infrastrukturës ka shpallur tenderin për ndërtimin e hyrje-daljes Gjilan-Prishtinë dhe Gjilan-Kllokot.

“Këto investime që po ndodhin në Gjilan, janë rezultat i punës dhe vizionit të kryetarit Haziri, të cilin e falënderoj shumë për mbështetjen e madhe që na ka dhënë”, përfundoi Kqiku. ​