KPK dënon ashpër sulmin ndaj prokurorit Atnor Skoro

E publikuar: 30/10/2019 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dënon ashpër sulmin fizik ndaj prokurorit të Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren, Atnor Skoro, sulm i cili ndërlidhet me punën e tij zyrtare.

Për KPK-në aktet e tilla ndaj prokurorëve, janë të pa tolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht. KPK qëndron fuqishëm pranë prokurorit Skoro dhe të gjithë prokurorëve, i mbështet ata në punën e tyre të përditshme dhe i inkurajojnë në përmbushjen e misionit të tyre.

“Andaj, të gjithë ata që mendojnë se me akte të tilla do të tentojnë të ndikojnë që prokurorët e shtetit të zmbrapsen nga ndjekja e kryeseve të veprave penale e kanë gabim, sepse prokurorët do të vazhdojnë punën e tyre për të cilën janë betuar dhe për të cilën i obligon Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.

Gjithashtu, KPK siguron publikun se kjo çështje e sulmit ndaj prokurorit Skoro do të trajtohet me prioritet nga të gjitha organet kompetente, dhe sulmuesi do të nxirret shumë shpejt para organeve të drejtësisë.