Kovacic: Individualisht jemi më të mirë se Argjentina, por pa Messin

E publikuar: 21/06/2018 11:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mateo Kovacic shprehet i bindur se mund të përballen me Argjentinën, ndërsa beson që Kroacia është shumë më e fortë se sa kundërshtari, po të mos ishte Lionel Messi.

Mesfushori i Real Madridit, ka vetëm fjalë të mira për Messin.

“Argjentina varet shumë nga Lionel Messi, edhe pse ata kanë një ekip të mirë në pozicionet e tjera”.

Mateo Kovacic i Kroacisë (Getty Images)

“Është pikërisht Messi që duhet të përkujdeset për ata, thuajse gjatë të gjithë kohës”.

“Messi është një fenomen dhe kjo është e padiskutueshme, sepse mund ta zgjidh një ndeshje i vetëm në çdo moment”.

Lionel Messi me Argjentinën (Getty Images)

“Ne nuk duhet të kemi frikë nga Argjentina, pasi individualisht jemi më të mirë sesa ata, me përjashtim të Messit”.

“Ne duhet të luajmë siç dimë ne, e jo t’i lejojmë që ta na imponojnë lojën”, ka thënë Messi. /Telegrafi/