Kovac: Liverpooli është skuadër e madhe, duhet të japim 150 për qind 

E publikuar: 18/02/2019 21:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Bayern Munichut, Niko Kovac ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.

Bavarezët janë mysafirë të Liverpoolit në ndeshjen e vlefshme për 1/8-tën e Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohet nesër (e martë) në Anfield.

Kovac ka thënë se kundërshtari i tyre është një skuadër e madhe, por qëllimi i tyre është të kalojnë në çerekfinale.

“Liverpooli është një skuadër e madhe, por edhe ne jemi të tillë”, ka thënë fillimisht Kovac në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Ata gjithashtu do të kenë respekt për ne. Qëllimi natyrisht është të kalojmë tutje”.

“Nëse Liverpooli jep 140 për qind, atëherë ne kemi nevojë për 150 për qind. Do të jetë një betejë e vërtetë”.

“Atmosfera pa dyshim do të luajë një rol të rëndësishëm. Sidoqoftë, lojtarët e mi nuk janë të panjohur për ndeshje të mëdha si kjo”.

“Duhet të jemi të fokusuar nga minuta e parë e ndeshjes”, përfundoi trajneri kroat. /Telegrafi/