Kostic: Nëse Kosova hyn n’UNESCO, asnji shqiptar a serb nuk ka me fitue nji vend pune!

E publikuar: 18/08/2015 20:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vjen nji tjetër kundërshtim i serbëve për anëtarësimin e Kosovës në organizatën botnore UNESCO, që merret me ruejtjen e trashigimisë së monumenteve kulturore. Por kësaj radhe nuk asht nga Serbia, por nga kryetari i komunës së Graçanicës, Vladeta Kostic. Kostic, i cili asht edhe kryetar i Iniciativës Qytetare serbe të Kosovës, tha se asht kundër anëtarësimit, sepse s’ka kush e bind ate që trashegimia serbe qe nuk u ruejt me 2004, kur u damtue e u djegë, ka me u ruejt e me u kultivue.

Kryetari Kostic tha po ashtu se nuk ka nevojë për me u kujdes UNESCO, kur kjo trashëgimi e monumenteve sllave ruhet edhe me planin e Ahtisaar’it.

“Po, unë jamë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatën botnore që merret me ruejtjen e trashëgimis kulturore….mendoj se ka tema tjera ma te tandesishme se sa anëtarësimi në UNESCO. Duhetme mendue ma s’pari për zhvillimin ekonomik, e jo për disa tema që nuk janë shumë në interes të qytetarëve të vendit. Nëse Kosova anëtarësohet në UNESCO, asnji shqiptar apo serb nuk ka me fitue nji vend pune”, tha Kostic.