Kosta Rika, policia konfiskon 2t kokainë në det

E publikuar: 03/08/2018 19:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarët e zbatimit të ligjit në Kosta Rika njoftuan se kanë konfiskuar më shumë se dy tonë kokainë, sasia më e madhe e drogës e konfiskuar në det.

Autoritetet e Kosta Rikës e nisën mbikëqyrjen në oqeanin Paqësor të mërkurën, sipas të dhënave të ofruara nga Roja Bregdetare amerikane. Kokaina u kap në një varkë rreth 80 milje larg bregut.

Autoritetet thonë se mjeti lundrues i njohur si narko-nëndetëse, përdoret shpesh nga trafikantët e drogës, pasi radarët e kanë të vështirë ta zbulojnë.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit në Kosta Rika njoftuan arrestimin e tre personave nga Kolumbia të cilët aktualisht ndodhen në paraburgim.