“Kosovës i hiqen vizat” (VIDEO)

E publikuar: 06/03/2016 21:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në seancën e fundit rezoluta për liberalizimin e vizave për  Kosovën u hodh në votë.

 Me 89 vota pro e 1 kundër, kosovarëve iu mundësua lëvizja e lirë në vendet ë Bashkimit Europian, njofton Klan Kosova.

E kjo i gëzoi ata që po luajnë rolin e ministrave të jashtëm të BE-së në ditën e fundit të konferencës, Modeli i Bashkimit Europian, Kosova 2016.

 Të rinjtë e 28 vendeve të ndryshme të botës që erdhën në Prishtinë, kishin mbushur sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Kurse gjatë mbledhjes e diskutimeve gjithçka shkoi qetë e pa gaz lotsjellës, por kjo prapë nuk po i bën  të ndihen të sigurt përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës.

  Pas kësaj shakaje, zëvendësministri i Integrimeve, Ramadan Ilazi tregoi rendësin e ulëseve të këtij kuvendi, në të cilat po qëndronin të rinjtë, nga ku para 8 vjetëve u shpallë Kosova e pavarur.

Pastaj u foli atyre për izolimin e Kosovës me mos liberalizmin e vizave për qytetarët e saj.

Kronikë nga Rejhane Selimi.