Kosovës i bashkohet edhe një super yll në futboll

E publikuar: 21/06/2019 22:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Florent Muslija edhe zyrtarisht i është bashkuar Kosovës.

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të përforcohet edhe me një futbollist tjetër të talentuar. Bëhet fjalë për mesfushorin ofensivë të Hannoverit, Florent Muslija, raporton Gazeta Express.

Gazeta Express ka siguruar edhe dokumentin ku shkruhet: “Unë Florent Muslija zotohem se nga grumbullimi i ardhshëm i Kombëtares së Kosovës në futboll në shtator do të jem pjesë e ekipit dhe me nder e krenari do të barti fanellën e Kosovës”.