Kosovë – Slloveni, formacionet e mundshme

E publikuar: 11/10/2020 11:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas humbjes fatale në ballafaqim me Maqedoninë e Veriut në Shkup, ku edhe u shua ëndrra për kualifikim në Kampionatin Evropian, Kosova rikthehet në fushë dhe sonte do të ballafaqohet me Slloveninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45

Trajneri i Kosovës do ta ketë sërish një test të vështirë duke e ditur se në skuadrën e Sllovenisë ka emra cilësorë të cilët luajnë nëpër skuadra të mëdha evropiane.

Këto janë formacionet e mundshme:

Kosova: Muriç, Vojvida-Dreseviç-Aliti-Kololli, Shala-Berisha-Hadërgjonaj, Celina-Zeneli-Nihiu

Sllovenia; Oblak, Stojanovic Blaziç Mevija, Balkovec, Kouter, Kurtic, Zajc, Vuckiç, Bohar, Sporar.