Kosovë: Qeveria e vlerëson pozitivisht profesionalitetin e policisë

E publikuar: 06/02/2016 17:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarë të Kosovës konsiderojnë se policia e Kosovës është ndër “policitë më profesionale” në rajon. Këto komente ata i kanë bërë sot, pas një takimi të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, me përfaqësuesit e Sindikatës së policisë, që udhëhiqej nga Shaban Tasholli.

Pas takimit, ministri i punës dhe mirëqenies së Kosovës, Arban Abrashi, që ishte i prnaishëm në takim, tha se “mendojmë se është një prej policive më profesionale në regjion, ndoshta edhe shembull për policitë e tjera, me profesionalizmin e tyre” dhe ka paralajmëruar krijimin e “mekanizmave ligjorë dhe institucionalë të cilët do ta përkrahin edhe më shumë policinë”.

Në këtë kuadër ai ka veçuar mbështetjen financiare, krijimin e infrastrukturës që i siguron policët gjatë lëndimeve në detyrë, pensionimin e përkohshëm, e të tjera, thuhet në një kumtesë të sotme të Zyrës për komunikim të qeverisë së Kosovës.

Mëtutje, ministri Abrashi tha se “policët po sulmohen për motive të ndryshme politike dhe kjo e vendos policinë në një situatë të vështirë, por sidoqoftë reagimi i tyre ka qenë gjithnjë profesional dhe ne e çmojmë këtë”.

Shaban Tasholli nga Sindikata e policisë së Kosovës, ka thënë se “pikë e veçantë është sigurimi shëndetësor, që policisë i mungon shumë”.

Mëtutje, ai ka kërkuar që policia të mos sulmohet gjatë protestave që po ndodhin.