Kosovari i shpallur në kërkim ndalohet nga policia në Durrës

E publikuar: 31/07/2017 21:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 54-vjeçar nga Kosova u ndalua nga Policia Kufitare e Durrësit pasi rezultonte në kërkim, i akuzuar për “Vrasje me paramendim, mbetur në tentavië” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Shtetasi E.Z., nga Prizreni, tentoi të kalojë kufirin, nisur edhe nga fluksi i madh i udhëtarëve në portin më të madh në vend.

54-vjeçari dyshohet të jetë autor i ngjarjes së ndodhur më datë 22 maj të vitit 2013 në Kukës. /LAPSI.AL/