Kosovari që jeton që 11 vjet me një plumb gome afër zemrës

E publikuar: 22/09/2018 13:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zenel Zeneli nga fshati Bardhosh i Prishtinës mban dy plumba të gomës në trupin e tij. Por, njëri që i shkakton probleme shëndetësore është aq afër zemrës saqë mjekët e kanë të pamundur largimin e tij.
Një storje e realizuar nga Radio Evropa e Lirë, tregon se Zeneli ishte plagosur më 10 shkurt të vitit 2007 derisa po merrte pjesë në protestat e organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje.

Atij i ishte dashur kohë e gjatë për shërim një pjesë të së cilit e kishte mbuluar misioni i UNMIK-u.

Shikojeni storjen e personit që jetoi për 11 vjet me plumb gome: