Kosovari në Vjenë u vra për gjakmarrje

E publikuar: 26/05/2015 16:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas vrasjes së të riut nga Prishtina të dielën në Vjenë, sot mediat austriake kanë zbuluar edhe motivin e vrasjes.

Sipas agjencisë së lajmeve austriake APA, policia sot e ka marrë në pyetje në spitalin vëllain e të vrarit, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, motivi i vrasjes ka qenë konflikti familjar prej vitesh mes dy familjeve, pra bëhet fjalë për gjakmarrje.

“Të dyshuarit ende janë në arriti, mirëpo policia përmes dëshmitarëve dhe kamerave në tramvaj e ka bërë identifikimin e tyre dhe besohet se kapja është vetëm çështje orësh”, raporton APA.

Të kujtomë se të dielën në mbrëmje në Vjenë mbeti i vrarë një i ri nga Prishtina, derisa u plagos vëllai i tij dhe një pasagjere e tramvajit. /Indeksonline/