Kosovari i kërkuar nga INTERPOL-i arrestohet në Maqedoni

E publikuar: 23/02/2018 13:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person nga Kosova i kërkuar me urdhër-arrest nga INTERPOL-i dje është arrestuar në vendkalimin kufitar Bllace e Poshtme, informon MPB-ja.
Kosovari G. I. (29) i është dorëzuar policisë në Çair për procedurë të mëtejme.

Edhe dy persona tjerë nga Shqipëria janë arrestuar në Ohër dhe në Stacionin policor për vendkalimin kufitar Mexhitlia për shkak mungesës së dokumenteve dhe mosparaqitjes së qëndrimit në Republikën e Maqedonisë. /GazetaExpress/