Kosovari e ther me thikë në qafë gruan e tij në Zvicër

20.11.2019 12:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kosovari e ther me thikë në qafë gruan e tij në Zvicër

Një shtetas kosovar i moshës 32 vjeçare ka goditur me thikë gruan e vet me ç’rast i ka shkaktuar plagë të rënda në qafë.

Sulmi ka ndodhur të hënën në Morges (Morzh), Kantoni Vaud, shkruan blick.ch.

Policia e Kantonit Vaud ka njoftuar se pasditen e të hënës në Morges kishte ndodhur një grindje e ashpër.

Policinë e kishin alarmuar rreth orës 16.40, transmeton albinfo.ch.

Me të arritur në vendin e ngjarjes, policët gjejnë një kosovare të moshës 28 vjeçare të plagosur rëndë. Ajo ishte e shtrirë para hyrjes së shtëpisë në të cilën banonte.

Kalimtarët e rastit i kishin dhënë viktimës ndihmën e parë dhe pastaj ajo është dërguar në spital ku tashmë është jashtë rrezikut për jetën .

Një zëdhënës policie ka thënë për gazetën se atë e kishte plagosur në qafë duke e goditur me thikë bashkëshorti i saj, 32 vjeçar.

Në njoftimin për media sulmi identifikohet si tentim vrasjeje. I dyshuari është arrestuar.

Sipas njohurive të para, dy personat ishin të martuar por jetonin prej disa muajsh të ndarë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Me 14 plumba është  Sulmuar shtëpia e zyrtarit të Policisë së Kosovës

Qirinjët ndizen në qendër të Tiranës përkujtohen viktimat nga tërmeti i 26 nëntorit

Basha: Banorët e Kavajës dhe Vorës kanë nevojë për ndihmë urgjente

Vala: Përgjegjësia për humbjen e kredive në numrat e Z-Mobile i takon kësaj të fundit

Për të ruajtur qetësinë në familje, gratë heqin dorë nga prona

Tërmeti i 26 nëntorit, Ministria e Kulturës: Janë shkaktuar dëme të rënda

‘Runu se po ju rrehin’, këshillojnë karaqevasit kur pyeten për kazinotë ilegale!

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e këtij personi

Ferizaj ndan 10 mijë euro për zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri

Ambasadori Kosnett kritikon qeverinë për udhëtimet e panevojshme jashtë vendit

149 aktakuza për 24 orë

149 aktakuza për 24 orë

Falsifikuan çertifikatën e veteranit, ngritet aktakuzë kundër dy personave në Ferizaj

Rritet niveli i bashkëpunimit në arsim mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Haziri: Çështja e Presidentit do të zgjidhet në negociatat mes partnerëve

Haxhiu pas takimit: Jemi dakorduar 100 për qind për programin qeverisës, në fillim të javës së ardhshme pritet të nënshkruhet marrëveshja për koalicion

FSK-ja e ndihmon Shqipërinë me pajisje për strehim