Kosovari Bejta, Heroi i Vitit në Suedi – befasohet nga Ibrahomviq

E publikuar: 18/12/2018 08:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 29 vjeçar nga Kosova, Fidan Bejta është shpallur Hero i Vitit në Suedi.

Ai e ka pranuar çmimin sonte në një ceremoni të madhe në kryeqytetin suedez.

Bejta është shpërblyer pasi që shpëtoi së paku 20 fëmijë nga sulmi me thikë nga një grua me të meta mendore, në qytetin e Malmos, raporton KTV-ja.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit, kosovari u befasua nga një video mesazh i yllit të madh të futbollit, Zlatan Ibrahomviq.

“Ti je një hero i vërtetë. Të lumtë për atë që ke bërë. Pak njerëz do ta bënin. Vazhdon me punët e mira. Dhe, ke ftesë të më shohësh direkt duke luajtur futboll”, ka thënë Ibra nga Los Angeles.