Kosovarët shpëtojnë gratë gjermane nga dhuna seksuale

E publikuar: 08/01/2016 18:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grup azilkërkuesish shqiptarë tentuan të ndalnin dhunën seksuale, që një grup emigrantësh nga vendet arabe ushtruan ndaj grave në festën e ndërrimit të viteve në qendër të Këlnit.

Leotrimi 22-vjeçar është dëshmitar i akteve barbare të kryera nga emigrantët atë natë. Ai rrëfen për gazetën hollandeze se atë natë kishte shkuar për të parë spektaklin e fishekzjarreve në sheshin pranë katedrales së Këlnit sëbashku me 4 azilkërkues të tjerë. Por pamjen e parë me të cilën u përballën, ai e përshkruan si shokuese. Një grup sirianësh sulmuan 3 vajza pranë stacionit qëndror të trenit. I qëlluan me shishe pijesh alkolike. U morën çantat e telefonat celularë. 3 sirianë të tjerë kishin kapur një vajzë në një cep jashtë katedrales, e kishin zhveshur dhe i kishin marrë rrobat. 22-vjeçari kosovar thotë se bashkë me shokët e tij kishin ndërhyrë për të ndimuar vajzën, e cila bërtiste duke kërkuar ndihmë. Por agresorët sirianë i kishin kërcënuar se do i vrisnin duke u drejtuar shishet e thyera të alkolit që mbanin në duar.

Leotrimi shprehet për gazetën hollandeze se që agresorët ishin sirianë, ai i kishte dalluar nga mënyra e të folurit, pasi në kampin ku ai strehoej kishte shumë sirianë. Është një ngjarje e përsëritur – shprehet azilanti kosovar 22-vjeçar. Çdo të premte dhe të shtunë, refugjatë e emigrantë marokenë, algjerianë e sirianë të strehuar në kampet e ngritura në zona të ndryshme të Këlnit, vjedhin shishe me pije alkolike nëpër dyqane dhe zbresin në qendër të dehur për të marrë pjesë në festa. Është një ritual i përjavshëm thotë ai.

Sipas tij, policia gjermane e ka shumë të vështirë t’i zbulojë autorët e këtyre akteve, pasi ata janë të shumtë e mbajnë identitete të rreme. Shumica kanë pasaporta siriane por vijnë nga vendet e Afrikës Veriore.