Kosovarët paguajnë deri në katër milionë euro në vit për homologimin e veturave

28.06.2019 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kosovarët paguajnë deri në katër milionë euro në vit për homologimin e veturave

Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme për monopolin në homologimin e automjeteve.

Deputeti i LDK-së, Lutfi Zharku si inicues i seancës tha se për homologimin qytetarët e Kosovës dijnë shumë pak, shkruan lajmi.net.

Sipas tij qytetarët e Kosovës çdo vit paguajnë rreth katër milionë euro për homologimin e veturave, andaj edhe duhet të ndryshohet udhëzimi administrativ.

“Nuk është dhënë asnjë analizë si janë dhënë këto çmime prej 100 euro për vetura, 150 për rimorkio e 200 euro për kamionë. Në aspektin financiar homologimi dhe mbikëqyrja arrin shumën deri në katër milionë euro që paguajnë qytetarët për çdo vit”, ka thënë Zharku.

Zharku foli edhe për deklaratat e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, lidhur me atë se faji qëndron tek Ligji për Automjete.

Sipas tij, këto deklarata janë për keqardhje dhe se një ministër nuk mund të ankohet për infrastrukturën ligjore.

Debati po vazhdon edhe më tutje teksa deputetët kanë cilësuar se nëse një veturë e kryen procesin e homologimit jashtë Kosovës, është e padrejtë që kjo të bëhet edhe në Kosovë. /Lajmi.net/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin në të cilin kishte edhe kosovarë

Ministria e Drejtësisë akuzon VV-në se njerëzit e saj kanë përfituar “miliona nga monopoli në noteri”

Gjithçka lidhet me një grua, Del në dritë sekreti që e torturoi Enver Hoxhën deri ditën që ndërroi jetë

Thaçi, letër Trumpit për 4 Korrikun: I përkushtuar të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë

Përplasen mes vete zyrtarët e LDK-së dhe AAK-së në Facebook

Krejt deputetët e ministrat lëvizin lirshëm, pasojat e vizave i vuajnë veç qytetarët e Kosovës

Lekaj i reagon Mustafës: Ka ikur koha kur keni ndikuar në drejtësi, Facebook’u ju la në shtëpi

Brenda korrikut përfundojnë zgjedhjet në LDK 

Përfundon seanca ndaj 23 të dyshuarve për dallavere me patentë shoferë, vendimi brenda 48 orëve