Kosovarët mund të pajtohen, por jo t’i falin serbët (VIDEO)

E publikuar: 22/06/2017 21:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ata që më së paku është pritur se mund ta falin shtetin serb për krimet e kryera në luftën e fundit në Kosovë, po e thonë të kundërtën.

Kështu të paktën flasin statistikat e nxjerra nga hulumtimi i qendrës për hulumtim dokumentim dhe publikim, për zbërthimin e konceptit të pajtimit në kontekstin e Kosovës.

Rezultatet e nxjerra nga ky hulumtim, i cili anketoi 1040 qytetarë anë e mbanë Kosovës, flasin se kosovarët janë të gatshëm të pajtohen, por jo edhe të falin.