Kosovarët më të lumturit në rajon

E publikuar: 20/03/2019 14:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas raportit të fundit të lumturisë në botë, i hartuar nga rrjeti për zgjidhje të qëndrueshme zhvillimore në kuadër të OKB-së, kosovarët renditen si më të lumturit në rajon, njofton Klan Kosova.

Kosova renditet në vendin e 46-të ndërsa shtetet e tjera i Serbia në vendin e 70, Mali i Zi mban vendin e 73, Kroacia atë të 74-tin, Bosnja dhe Hercegovina të 78-in ndërkaq Maqedonia në vendin e 84.

Vendi më i lumtur i botës, sipas raportit të këtij viti është Finlanda, e pas saj në listë rreshtohen vende që kanë rezultuar vazhdimisht në mesin e më të lumturve: Danimarka, Norvegjia, Islanda, Holanda, Zvicra, Suedia, Zelanda e Re, Kanadaja dhe Austria.