Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë, deri në 70 metra kolona në Vërmicë-Morinë

E publikuar: 30/04/2021 19:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Turistët nga Kosova kanë vendosur që këtë fundjavë ta kalojnë në Shqipëri.Radhë deri në 70 metra janë krijuar sot gjatë ditës në dalje të pikës kufitare të Vërmicës për në Morinë.

Disa prej shkaqeve që mund të kenë sjellë këtë dyndje turistësh janë fundjava, temperaturat e larta dhe festa e ‘1 Majit’.