Kosovarët ia kanë frikën marrjes së kredive, përgjysmohet për shkak të pandemisë

01.08.2020 23:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kosovarët ia kanë frikën marrjes së kredive, përgjysmohet për shkak të pandemisë

Ndonëse, bankat komerciale kanë qenë të gatshme të aprovojnë kredi edhe në kohë pandemie, kosovarët iu janë shmangur atyre, shkruan IndeksOnline.

Nga Banka Qendrore e Kosovës thonë se kreditimi po ngadalësohet me gjithë trendin rënës të normave të interesit.

E, siç duket kosovarët këtë vit po ia kanë frikën që të huazojnë para nga bankat, për shkak të gjendjes ekonomike si pasojë e pranisë së koronavirusit në vend.

Gjatë muajve të pandemisë, prill-maj-qershor, kreditë e reja janë në nivel shumë më ulët krahasuar me vitin e kaluar.

Gjatë gjashtë muajve të parë të 2020, vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat komerciale ishte 592 milionë euro (699 milionë ishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar).

Kështu ka thënë për IndeksOnline, zëdhënësi i Bankës Qëndrore të Kosovës, Kushtrim Ahmeti.

“ Sipas të dhënave, stoku i kredive bruto në fund të muajit qershor 2020 është rritur për rreth 38 milionë krahasuar me muajin maj 2020, mirëpo kreditimi po ngadalësohet me gjithë trendin rënës të normave të interesit.

Kreditë e reja në muajt prill, maj e qershor 2020 janë në nivel shumë më ulët krahasuar me vitin e kaluar”, tha ai.

Ahmeti shtoi se gjatë muajit prill bankat kanë dhënë kredi të reja, që kanë arritur vlerën e mbi 40 milionë eurove.

Gjendje e njëjtë është edhe në muajin maj e qershor.

“Vlera e kredive të reja në muajin maj 2020 ishte 61 milionë euro, kurse në maj të vitit të kaluar ishte 140 milionë euro.

Ndërsa vlera e kredive në muajin qershor 2020 është 99 milionë euro, derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishte 128 milionë euro”, tha ai.

Ahmeti për IndekOnline tha se më së shumti janë marrë kredi shërbyese dhe industriale, të përcjella nga kreditë bujqësore.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kosovarët ia kanë frikën marrjes së kredive, përgjysmohet për shkak të pandemisë

Kosovarët ia kanë frikën marrjes së kredive, përgjysmohet për shkak të pandemisë

Mbetjet e kurbaneve hidhen në rrugë

Mbetjet e kurbaneve hidhen në rrugë

11 të vdekur nga shembja e vinçit gjigand – (Video)

11 të vdekur nga shembja e vinçit gjigand – (Video)

Mjeku shqiptar në Gjermani: Disa nga viktimat e COVID nuk kishin asnjë sëmundje shoqëruese

Mjeku shqiptar në Gjermani: Disa nga viktimat e COVID nuk kishin asnjë sëmundje shoqëruese

Wesley Clark: Aktakuzat e Speciales pengojnë ecjen para të Kosovës

Wesley Clark: Aktakuzat e Speciales pengojnë ecjen para të Kosovës

Rrahje brutale në mes disa të rinjve në Mitrovicë

Rrahje brutale në mes disa të rinjve në Mitrovicë

​Në Mal të Zi konfirmohen 86 raste të reja me COVID-19

​Në Mal të Zi konfirmohen 86 raste të reja me COVID-19

Veteranët, të habitur pas kritikave të Kosnettit për projektligjin që mbron vlerat e UÇK’së

Veteranët, të habitur pas kritikave të Kosnettit për projektligjin që mbron vlerat e UÇK’së

​Mina gjermane në ujërat e Kroacisë

​Mina gjermane në ujërat e Kroacisë

Arrestohet kreu i sektit fetar për shkak të COVID-19 në Korenë Jugore

Arrestohet kreu i sektit fetar për shkak të COVID-19 në Korenë Jugore

Hyseni akuzohet për takime jotransparente dhe jolegjitime në Uashington

Hyseni akuzohet për takime jotransparente dhe jolegjitime në Uashington

​Koreanët sterilizojnë paratë në mikrovalë dhe makina larëse nga frika e COVID-19

​Koreanët sterilizojnë paratë në mikrovalë dhe makina larëse nga frika e COVID-19

​Përplasen dy aeroplanë amerikanë në Alaska – ka të vdekur

​Përplasen dy aeroplanë amerikanë në Alaska – ka të vdekur

Kurti: Zvicra është atdhe i dytë për mbi 250.000 shqiptarë

Kurti: Zvicra është atdhe i dytë për mbi 250.000 shqiptarë

Lutfi Haziri: Të hënën do t’i hapim çerdhet, sallat e sportit edukues dhe fitneset

Lutfi Haziri: Të hënën do t’i hapim çerdhet, sallat e sportit edukues dhe fitneset

Zemaj: ​Nga e hëna nis licencimi i laboratorëve privatë për realizimin e testeve serologjike

Zemaj: ​Nga e hëna nis licencimi i laboratorëve privatë për realizimin e testeve serologjike